Gjenden mbetje avioni ne oqean, dyshohet per "Airbus 330"
Pas zhdukjes se aeroplanit te "Air-France" ne Oqeanin Atlantik, Forcat Ajrore te Ushtrise Braziliane gjeten dje pjese te nje aeroplani, rreth 650 kilometra larg ishullit "Fernando de Noronha". Fillimisht, ishte ekuipazhi i anijes franceze "Douche France, ai qe pikasi ne oqean pervec pjeseve te aeroplanit, edhe sedilje dhe sende te tjera, te cilat ishin te shperndara ne nje siperfaqe te madhe ujore. Kerkimi u pezullua si pasoje e nates, por disa avione me mjete te specializuara per monitorim, vazhdojne te fluturojne ende mbi zone. Mesohet se ekipet e kerkimit vazhdojne punen e tyre dhe po bejne te pamunduren, te pakten per te gjetur trupat e viktimave. Nje zedhenes i aviacionit luftarak ne Brazilia, sqaroi se pjese te vogla jane pare rreth 650 kilometra ne verilindje te ishullit "Fernando de Noronha". "Derisa te gjendet ndonje mbeturine me numer serik ose ndonje shenje, nuk mund te thuhet se prej cilit aeroplan jane pjeset", deklaroi para gazetareve zedhenesi i FUA-s braziliane, ne lidhje me avionin qe u zhduk gjate fluturimit nr. 447, nga Rio De Janeiro per ne Paris. Sinjali i vetem per shkaqet e mundshme te rrezimit te avionit, jane pohimet e nje piloti te nje avioni mallrash, i cili thote se ka pare ne det pjese avioni te perfshira nga flaket. Qeveria franceze tani per tani refuzon te konfirmoje informacionin e ushtrise braziliane se piloti i kompanise braziliane TAM ka pare pjese te aeroplanit ne hapesiren ajrore ne Senegal. Avioni i tipit "Airbus A-330", qe udhetonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit, me 228 pasagjere e ekuipazh ne bord, u zhduk nga radaret pasi sipas eksperteve dhe meteorologeve, u ndesh ne turbulenca dhe hasi ne probleme elektrike. Zyrtaret e "Air France" besojne se avioni mund te jete goditur nga rrufeja, pasi kaloi neper nje stuhi dhe ndeshi ne turbulenca. Kompania thote se kishte marre rreth dhjete mesazhe automatike, ku raportohej se disa sisteme elektrike te avionit ishin prishur. Kerkimi i avionit fatkeq eshte shnderruar ne nje operacion nderkombetar, sepse kjo eshte nje katastrofe qe ka prekur jo vetem Francen dhe Brazilin, por dhe shume shtete te tjera te botes, qe kishin shtetas te tyre ne bord. Mesohet se ne bord ndodheshin qytetare nga 32 shtete te ndryshme. Sipas ministrit francez te Mbrojtjes, Herve Morin, "per momentin nuk ka asnje element qe mund te coje ne dyshimin per nje akt terrorist". Avioni i tipit "Airbus A-330", qe udhetonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit, u zhduk mengjesin e se henes dhe ende po vazhdojne kerkimet per te rene ne gjurmet e tij. Per te zbuluar shkaqet e ketij aksidenti ajror eshte vene ne dispozicion edhe Amerika, e cila vecse ka derguar nje avion ushtarak dhe nje patrulle shpetimi, ka reaguar me deklaraten e presidentit Barack Obama, i cili ka ofruar cdo lloj mbeshtetje.
Berisha, mesazh ngushellimi per tragjedine
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha i ka derguar dje nje mesazh ngushellimi Presidentit te Frances, Nikolas Sarkozy. Permes mesazhit, Berisha i shpreh ngushellimet e tij me te sinqerta dhe dhimbjen e thelle per aksidentin e rende tragjik te renies se avionit te "Air France". Ne kete mesazh Kryeministri Berisha shprehet:
"I dashur zoti President,
Lajmi i zhdukjes ne oqean i avionit te "Air France" me 228 pasagjere ne bord ishte nje lajm shokues per mua dhe per qeverine time. Me kete rast, une ju percjell ju, zoti President, qeverise Suaj, kombit mik francez dhe familjareve te te humburve ngushellimet me te sinqerta. Shqiptaret ndajne me ju dhimbjen e thelle per aksidentin tragjik dhe luten qe shpirtrat e tyre te gjejne paqen e merituar", perfundon mesazhi i kryeministrit Berisha.
Frika nga udhetimet, 30 dite ne avion
Nje cmenduri te vertete ka ndermarre komediani amerikan Mark Malkoff, per te larguar friken e tij nga udhetimet me avion. Ideja e tij per te udhetuar gjithe kohen pergjate 30 diteve, u be publike me 1 qershor, pikerisht diten e katastrofes se avionit Airbus 330 Air France qe ra mbi oqeanin Atlantik, ndersa udhetonte nga Brazili ne drejtim te Parisit ne France. Udhetimi i Malkoff filloi ne fakt qe te henen, me nje fluturim dy-oresh nga Atlanta ne San Francisko, e me pas serish per ne Atlanta. Mesohet se do te kete dite kur atij do t'i duhet te udhetoje te pakten 12 here ne dite, shpeshhere ne itinerare te ndryshme. "E vetmja menyre qe te mund te heq qafe kete barre, eshte te fik avionin", tha komiku Mark Malkoff me shaka. Plani i tij per te thyer ate qe ai e quan "frika iracionale" nisi rreth nje vit e gjysme me pare. Malkoff refuzoi te tregoje nese linja ajrore do te paguante per projektin ne fjale, i cili gjithashtu do te filmohet.