E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Koha për veprim

Tiranë - Kreu i Lëvizjes Socialiste për integrim z. Ilir Meta ka zhvilluar një takim me komunitetin e komunës Farkë. Gjatë këtij takimi, Meta ka prezanton Planin për Veprim të LSI-së. Meta shprehu bindjen e tij, se kandidatët e LSI do të jenë fitues, sepse përfaqësojnë vlerat më të mira dhe janë të lidhur ngushtë me komunitetin e kësaj zone. Ka ardhur Koha për Veprim u shpreh Meta, për të nxjerrë shqiptarët nga kriza dhe nga varfëria, ku t’i i fute akoma më thellë, për të nxjerrë Shqipërinë nga korrupsioni dhe Gërdec-qeverisja, që t’i solle gjatë këtyre 4 viteve, dhe për të zhvilluar ekonominë. Meta theksoi se Plani për Veprim i LSI synon të ofrojë perspektiva të reja për të gjithë shqiptarët, një dinamikë krejt ndryshe nga ajo aktualja për ndryshimin e vendit, e cila nuk mund të vijë përmes fjalëve, deklaratave, përmes fjalimeve, por vetëm përmes Kohës për Veprim. Ndaj dhe Plani ynë për Veprim, fillon pikërisht me punësimin dhe jo më kot ne e theksojmë çështjen e punësimit si çështjen themelore që ka sot vendi, që kanë sot shqiptarët dhe mbi të cilën do të ndërtohen të gjitha politikat shtetërore, qeverisëse, fiskale dhe arsimore. Sepse shqiptarët do të kenë mirëqenie vetëm duke u bazuar tek puna dhe tek djersa e tyre, vetëm në këtë mënyrë do të kemi rritje të prodhimit, do të kemi edhe rritje të ekonomisë dhe produkteve tona. Programi i LSI synon krijimin e një sistemi të plotë agraro-industrial, i cili do të bëjë të mundur që çdo gjë të funksionojë në mënyrë perfekte që mos të ketë asnjë pengesë asnjë ndërprerje, pasi ne do të subvencionojmë nga 25-50 të imputeve në bujqësi, do të subvencionojmë prodhimin deri në masën 30 për qind e njëkohësisht do të garantojmë krijimin e një industrie agropërpunuese që është një problem i madh sot në vend kur këto prodhime do të grumbullohen, por edhe do të përpunohen. Ndërsa kandidati për deputet Roland Ccelmeta, duke besuar dhe shprehur optimizmin e tij për fitoren e LSI-së, u shpreh se “vota për LSI-në, është votë për Shqipërinë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›