E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet burrë i djegur në Fier, dyshohet biznesmeni i denoncuar si i rrëmbyer në Vlorë

Fier, 1 Shtator NOA Kërkimet për biznesmenin 39-vjeçar Genc Abazaj, i denoncuar një ditë më parë nga familja si të zhdukur në mister, besohet se nuk kanë më vlerë sepse sot në mëngjes, një burrë u gjet i djegur dhe trupi i tij po transportohet në Morgun e QSUT, nën dyshimet e policisë se i përket pikërisht Genci Abazajt.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se trupi i të ndjerit, në gjendje tejet të dëmtuar, u gjet përgjatë rrugës dytësore për në Levan, në afërsi të fshatit Darzezë të rrethit Fier.

Një kalimtar i rastit ka parë skenën e frikshme dhe më tej ka lajmëruar policinë e cila me shpejtësi ka shkuar në vendngjarje dhe ka transportuar viktimën për në morgun e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza të Tiranës për ekzaminimet përkatëse.

Burimet policore në vendngjarje i thanë agjencisë së lajmeve NOA se nga hetimet e para të kryera, dyshohet që trupi të jetë i 39-vjeçarit Genci Abazaj i cili mendohet të jetë sjellë nga persona ende të panjohur në Darzezë dhe atje ti jetë vënë flaka pranë rrugës dytësore që të çon në Levan.

Denoncimi për zhdukjen e Genci Abazajt

Një ditë më parë, familja e 39-vjeçarit Genc Abazaj në Vlorë, kërkoi ndihmën e medias dhe të policisë për gjetjen e njeriut të afërt të tyre.

Sipas familjarëve, të premten e kaluar 39-vjeçari ishte nisur siç kishte thënë, për në Elbasan por pas disa orësh asnjë kontakt nuk ishte më i mundur me të pasi dhe celulari i dilte i fikur.

I ndarë nga e shoqja me të cilën kishte dy fëmijë, Genc Abazaj jetonte më të shumtën e kohës në Itali, ku edhe kishte një firmë ndërtimi.

Para pak kohësh ai kishte ardhur në Vlorë për pushime duke qëndruar pranë të afërmve të tij dhe kishte marrë me vete edhe vajzën 9 vjeçe.

Vëllai i tij Albert Abazaj tregoi dje për mediat se ditën e premte Genci ishte nisur nga Uji i Ftohtë, ku ka shtëpinë në Vlorë dhe pas kësaj nuk ka pasur më lajme për të dhe as për personat me të cilët ka qenë ai.

Fakti që Genci ka lënë makinën të parkuar para pallatit, si dhe nuk ka marrë me vete asnjë dokument, apo telefonat me numrat e Italisë, ka shtuar dyshimet tona, ka pohuar vëllai i të zhdukurit.

Në këto kushte, familjarët kanë bërë denoncimin në polici duke dyshuar shumë për rrëmbimin në mister, të Genci Abazajt.

/e.b/a.d/e.l/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›