E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët konfirmojnë: Trupi i gjetur i djegur është i Genc Abazajt

Fier, 1 shtator, NOA Update Trupi i gjetur i djegur në mëngjesin e sotëm në zonën e Bishanit në Fier, pranë rrugës dytësore që të çon në Levan është vërtetuar se është ai i biznesmenit 39-vjeçar Genc Abazaj, i denoncuar një ditë më parë nga familja e tij si i zhdukur.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat sqarojnë se kanë qenë familjarët e viktimës që kanë konfirmuar përfundimisht se viktima e gjetur e djegur është ajo e njeriut të tyre të cilin e kërkonin prej ditësh.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se trupi i të ndjerit, në gjendje tejet të dëmtuar, u gjet përgjatë rrugës dytësore për në Levan, në afërsi të fshatit Darzezë të rrethit Fier.

Grupi hetimor i pranishëm në vendngjarje ka ngritur hipotezat e para mbi ngjarjen, duke dhënë variantin se ai fillimisht është torturuar dhe më pas trupi i tij është djegur duke iu vënë flaka, për ta fshehur më pas mes një grumbulli kashte në anë të rrugës.

Një kalimtar i rastit ka parë skenën e frikshme dhe më tej ka lajmëruar policinë e cila me shpejtësi ka shkuar në vendngjarje dhe ka transportuar viktimën për në morgun e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza të Tiranës për ekzaminimet përkatëse.

Dyshohet që trupi të jetë i 39-vjeçarit Genci Abazaj i cili mendohet të jetë sjellë nga persona ende të panjohur në Darzezë dhe atje ti jetë vënë flaka pranë rrugës dytësore që të çon në Levan.

Pritet që trupi i biznesmenit të pajetë të transportohet në Vlorë dhe më pas grupi hetimor do të vazhdojë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi opinionin publik mëngjesin e sotëm.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›