E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohen se përdhunuan 19-vjeçaren, dy në pranga, një në kërkim

E reja ka denoncuar për ushtrim të dhunës seksuale ndaj saj mbrëmjen e së premtes nga tre të rinj


DURRËS - Dy vetë janë vënë në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pas denoncimit të një 19-vjeçareje se mbi të është ushtruar dhunë seksuale në breg të lumit Erzen. Policia ka arrestuar në kohë rekord dy prej përgjegjësve, ndërsa është në kërkim të të tretit.


Mësohet se denoncimi është bërë nga një 19-vjeçare, banore e fshatit Hardhishtë të Durrësit. Sipas dëshmisë së vajzës në polici, ngjarja ka ndodhur në datën 28 gusht, në orën 23:00 të natës, por vetëm kur ka kaluar më shumë se 24 orë e dhunuara ka marrë guximin të denoncojë.


Ajo është dukur e shokuar, por gjithsesi rrëfimi i saj i rrjedhshëm dhe provat shkencore kanë bindur policinë, e cila ndërtoi edhe aksionin për arrestimet. Aksioni "blic" ekzekutoi dy nga mandate-arrestet në orën 22:00 të mbrëmjes së të dielës. Në kryerjen e tij ndihmoi edhe përshkrimi i detajuar që bëri vajza për tre dhunuesit.


Mësohet se vajza e re është tërhequr fillimisht në mes të pyllit të Hardhishtës nga një person, i cili me fjalë ka arritur ta bindë që të lëvizë në atë orë të vonë, por fatkeqësisht aty e prisnin edhe dy persona të tjerë. Pylli i Hardhishtës, ku është konsumuar ngjarja ndodhet në breg të lumit Erzen, vetëm 300 metra larg shtëpive të fshatit. Shtetasit 20-vjeçarë I.Troplini dhe


I.Kokomani janë prangosur vetëm 30 minuta pas denoncimit të së përdhunuarës në polici, teksa bashkëmoshatari i tyre D.Plaku, banor i fshatit Romanat, është shpallur në kërkim. Vepra penale në ngarkim të tyre është "marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura kryer në bashkëpunim". M.Brunga

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›