E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet e vdekur turistja 36-vjeçare në Shkodër, dyshimet e para

Gjendet e vdekur turistja 36-vjeçare në Shkodër, dyshimet e

Një 36-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër. Sipas informacioneve të para, ka qenë nëna e saj e cila e ka gjetur të pajetë tw bijën 36-vjeçe me inciale A.N, banuese në Texas, SHBA, në hostelin ku banonte me qira në Shkodër.

Policia dyshon se e reja ka gjetur vdekjen për shkak të një mbidoze ilaçesh. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›