E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet e vrarë 24-vjeçarja në Tiranë, trupi i pajetë i të resë u zbulua në banesën e marrë me qira

Një 24 vjeçare e huaj është gjetur e vrarë me thikë në banesën që kishte marrë me qira në Tiranë. Ngjarja eshte zbuluar rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka”.

Ishin pronarët e banesës që njoftuan policinë pasi çifti që dyshohet të jetë më origjinë nga Lindja e Mesme, nuk ishin parë më. Prej 10 ditësh çifti i huaj jetonte në këtë banesë.

Kur policia u fut gjeti trupin e gruas së re me shenjat e goditjes me thikë në pjesën e barkut. Sipas këqyrjes paraprake mund të jetë vrarë një ose dy ditë më parë.  Burri me të cilin ajo kishte marrë aparatamentin me qira eshte autor i dyshuar i krimit.

Ai është shpallur në kërkim por dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›