E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit për liri

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë i izoluar në qelinë e paraburgimit, ku ndodhet prej 21 tetorit të vitit të shkuar.

Vendimi u dha sot nga Gjykata e Lartë, pasi Meta i kishte bërë rekurs.

Ish-presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare.

Në hetim është edhe ish- bashkëshortja e tij, deputetja, Monika Kryemadhi, por kjo e fundit në një masë të butë sigurie, detyrim paraqitje./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›