Gjendet i ekzekutuar në një furgon me targa Italiane një burrë 40 vjeçar
Tiranë - Një burrë u gjend I vrarë sot ne mëngjes në furgon me targa Italiane në fshatin Mazrek të Tiranës. Policia ka identifikuar viktimën si shtetasin Agron Dervishi, 40 vjeç. Nga kqyrja e trupit mësohet se Dervishi ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një plumbi të marrë në kokë. Dyshohet se arma e përdorur ka qenë një pistoletë, ndërsa vrasja ka ndodhur në furgon, ku dhe u gjet trupi i viktimës.
Policia po heton në disa pista ku më kryesorja është ajo e mosmarrëveshjeve që Dervishi mund të ketë pasur me persona të tjerë dhe se krimi mund të ketë për motiv hakmarrjes.
Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Tiranë brenda 24 orësh dhe autorët duket se kanë shfrytëzuar ditët e para të vitit kur edhe vëmendja e policisë mund të mos jeshtë shumë e madhe. Megjithatë nbë krimin e parë që ndodhi në Tiranë, autori arriti të kapet Brenda pak orësh.