E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani uron paqeruajtesit ne Afganistan Ju jeni krenaria e kombit

Presidenti i Republikës dhe njëherësh Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë Bujar Nishani nëpërmjet një video-konference ka uruar Vitin e Ri 2013 për Forcat e Armatosura shqiptare në Afganistan.

Presidenti tha se të gjithë jemi krenarë për ju dhe misionin tuaj dhe theksoi se misioni paqeruajtës është në shërbim të një çështje madhore, që është paqja.

“Ju na keni bërë sot kudo që jeni të ndjehemi krenarë. Kontributi juaj e ka ngritur emrin e Shqipërisë dhe flamurin e saj në piedestalin më të lartë. Ne jemi krenarë për ju, vazhdoni te jepni kontributin tuaj që në Afganistan të kthehet paqja”, tha Presidenti.

Paqeruajtësit tanë i ka uruar edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili tha se FA-të tonë përfaqësojnë njerëzit e sakrificës.

“Ju nuk ndodheni fizikisht këtu po keni qenë krenaria e këtij kombi. Ai vend ku jeni ju, ai popull meriton edhe sakrificat tona. Shqipëria ka më shumë ushtarë dhe forca sesa kanë kombet 10 milionëshe. Gëzuar për shumë vjet”.

Trupat shqiptare në Afganistan i ka uruar edhe shefi i FA-së, gjeneral Gjunkshi, i cili garantoi Presidentin Nishani se FA do të rrisë nivelet nga ato sasiore në cilësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›