Vritet aksidentalisht nje 24 vjecar
Me gjithë masat e marra nga policia ndërrimi i viteve nuk ka kaluar pa incidente në qarkun e Durrësit. Më i rëndi i regjistruar është humbja e jetës së 24 vjecarit, Alfred Cena, nga Maneza. Sipas policisë i riu është goditur me një plumb në kokë, aksidentalisht në fshatin Larushk të Krujës, në kohën kur ndodhej tek të afërmit e tij. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në menyrë aksidentale. Petrit Hyseni 48 vjeç, u plagos në dorë në sheshin “Liria” në Durrës, kurse një 33 vjecar nga Fushë Kruja u qëllua në këmbë aksidentalisht, vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve.
Me qindra qytetarë durrsakë dolën jashtë nëpër sheshe për të pritur ndërrimin e viteve. Fishekzjarre të shumta ndricuan qellin duke krijuar një atmosferë festive deri në në orët e para të mengjesit.
Me qindra qytetarë durrsakë dolën jashtë nëpër sheshe për të pritur ndërrimin e viteve. Fishekzjarre të shumta ndricuan qellin duke krijuar një atmosferë festive deri në në orët e para të mengjesit.