Gjendet i mbytur në Shkumbin një peshkatar
ELBASAN- është gjetur i mbytur 50-të vjeçari Dilaver Peqini, i cili ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë për të gjuajtur peshk në lumin Shkumbin.
Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, pohoi se "pas kërkimeve intensive me ndihmën edhe të banorëve të zonës, rreth orës 13.30 është gjetur i pajetë trupi i 50-të vjeçarit në ujërat e lumit Shkumbin, shumë pranë pikës turistike të Bushekut."
50-të vjeçari Dilaver Peqini kishte dalë për të peshkuar në rrjedhën e lumit Shkumbin në Labinot Fushë, por nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Familjarët denoncuan në polici humbjen e tij dhe menjëherë nisën kërkimet
(d.b/BalkanWeb)