E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sheshi”, Berisha takoi sot këshilltarin e kryeministrit të Kuvajtit

TIRANë- Kuvajti ka dyfishuar fondin e mbështetjes për projektin e sheshit "Skënderbej", nga 5 milionë Euro në 10 milionë Euro, në përgjigje të kërkesës së Kryeministrit Berisha gjatë vizitës së fundit në Kuvajt.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Berisha priti sot në një takim këshilltarin e Kryeministrit të Kuvajtit, dr.Al-Shatti.
Dr.Al-Shatti i përcolli Kryeministrit Berisha mbështetjen e Emirit të Kuvajtit për projektet e qeverisë shqiptare duke theksuar mbështetjen për projektin e Sheshit “Skënderbej”.
Kryeministri Berisha shprehu falënderimet e tij për përgjigjen e shpejtë dhe pozitive të Emirit ndaj kërkesës për mbështetjen financiare të projektit.
Ai bëri një ekspoze të rëndësisë së sheshit dhe problematikave që duhen adresuar gjatë projektit, duke e siguruar që problemet e shkaktuara nga Bashkia në realizimin e një projekti cilësor për sheshin do të zgjidhen së shpejti në një koordinim me autoritetet qendrore dhe në respektim të kuadrit ligjor.
Kryeministri Berisha zhvilloi në datat 3-4 prill, një vizitë zyrtare në Kuvajt ku u takua me autoritetet më të larta të vendit. Gjatë kësaj vizite, Kreu i Qeverisë shqiptare kërkoi mbështetje financiare për projektin e sheshit "Skënderbej".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›