Turqi, adoleshentet dhunohen nga dhjetra burra
Dhjetra burra kanë dhunuar në mënyrë të përsëritur 7 adoleshente të moshës 14-16 vjeç. Asnjë prej tyre nuk është denoncuar . Rasti është raportuar sot nga e përditshmja laike "Hurriyet". Rreth 100 persona janë marrë në pyetje deri tani nga policia, për 17 prej tyre është lëshuar mandati i arrestit ndërkohë që 25 persona janë ende në hetim. Historia u zbulua pasi një nga vajzat i tregoi gjithçka mësueses së saj. Dhunimi i femrave ndodhte në qytezën Siirt ku janë të implikuar pothuajse meshkujt e të gjitha familjeve.