Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Mirditë, dyshohet se u vra me armë zjarri

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e tij në fshatin Ndërfushas, Mirditë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 09:00, shtetasi me inicialet V. B. dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.