Goditi me gushte një punonjës policie, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Policia e Sarandës në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.
Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/m.q/a.f/