E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i pajete ne shtepi infermieri

Durres - Gjendet i pa jete infermieri 26-vjecar, ne banesen e tij ne qytetin e Durresit. Sipas burimeve te policise, i riu, Ermal Ndoi ka qene me profesion infermier ne Spitalin e Durresit dhe banonte i vetem ne shtepi. Ngjarja ndodhi ne lagjen numer 17, te qytetit bregdetar, banor i se ciles eshte viktima. Te dhenat e para flasin per nje vdekje natyrore, pasi ai njihej si person i qete dhe pa probleme ne kete qytet. Kontakti i fundit me familjaret ka qene nje telefonate e bere me te atin. "I riu mesohet se ka kontaktuar me telefon me babane dhe me pas eshte shtrire ne divan, ku edhe eshte gjetur pa jete", thane dje burimet zyrtare te Policise se Durresit. 26-vjecari, eshte gjetur nga te afermit pa asnje shenje jete, i shtrire ne divanin e shtepise. Me urgjence ai eshte transportua per ne spital, por gjithcka ka qene e kote, pasi sipas mjekeve infermieri ka mberritur i pajete. Trupi i eshte nenshtruar autopsise per te percaktuar shkakun e vdekjes te te riut. Nga te dhenat e para, mendohet se shkak per vdekjen e infermierit eshte bere nje problem me zemren. Mjeket dyshojne per nje infarkt. Por, policia sqaron se per kete do te pritet perfundimi i ekspertizes mjeko-ligjore.

K. Jaupi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›