E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazaratsit perdorin te miturit

Gjirokaster- Kontigjentet kriminale ne Lazarat kane gjetur nje metode te re per te "mbijetuar". Ate te perdorimit te te miturve apo adoleshenteve per kryerjen e veprimeve te kundraligjshme, si presion mbi banoret, te shtena me arme, ruajtjen e parcelave dhe akte te tjera. Ne nje interviste te gjate, e para prej ardhjes ne kete detyre, drejtori i Policise se Gjirokastres, Arben Hysenaj, shpjegon disa prej detajeve te punes se efektiveve blu ne Jug te vendit dhe si d te luftoje keto dukuri ne fshatin "rebel" qe njihet per problematiken e narkotikeve. Per kryepolicin, paresore vazhdon te mbetet puna e policise ne sherbim te komunitetit ne lidhje me garantimin e rendit dhe te sigurise publike.

Zoti Hysenaj, emerimi juaj ne krye te bluve te Qarkut Gjirokaster u pasua me nje sere levizjesh te tjera. Mendoni se ne sektoret ku ndodhen, keto levizje kane rritur efektivitetin e punes se policise ?

Levizjet ne sektore te ndryshem ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster, por edhe ne stafin drejtues, u bene dhe do behen me te vetmin qellim; impulse te reja ne luften kunder krimit te organizuar dhe krimit ne pergjithesi, me qellim qe kjo lufte te jete sa me efikase. Gjirokastra ka jo pak probleme ne kete drejtim. Nuk mund te justifikohet kaosi ne qarkullim, dhjetera automjete per transport uji ne drejtim te fshatit Lazarat, kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, krismat e armeve qe kane vene ne rrezik jeten e banoreve te disa lagjeve te qytetit dhe te fshatit Dervican. Qindra automjete te bllokuara prej vitesh ne ambientet e drejtorise, ku i perngjante nje varreze, shume ngjarje te vjetra te pazbuluara e te tjera probleme. Vete puna e bere dhe rezultatet e arritura per gjate ketyre javeve flasin per efektivitetin e ketyre levizjeve.

Cilat jane disa nga prioritetet kryesore te punes suaj ne drejtimin e policise se Gjirokastres ?

Prioritet kryesor i punes sone do te jete zbatimi i ligjit, sigurimi i jetes si dhe ruajtja e paprekshmeria e prones. Mbrojtja dhe respektimi i te drejtave e lirive themelore te qytetareve, nga strukturat dhe punonjesit e policise. Lufta pa kompromis ndaj krimit te organizuar. Krimit ekonomik dhe krimit ne pergjithesi. Forcimi i metejshem i bashkepunimit me pushtetin lokal dhe qeverisjen vendore, me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit, me Drejtorine Arsimore, Universitetin, OSCE-ne, si dhe me OJF-te. Marredheniet Polici-Komunitet, pasi ato jane te rendesishme per emancipimin dhe jeten e nje shoqerie. Transparenca me median vizive dhe te shkruar, pasi media konsiderohet nga ne nje partner i rendesishem per te informuar publikun me transparence dhe ne kohe reale mbi aksionet. Strukturat dhe reformat ne polici, si nje nga faktoret kryesore qe sherben per te forcuar marredheniet polici komunitet, sikunder ajo eshte nje oponence e shkelqyer per punen tone.

Gjate muajit Shtator 2008, policia e Gjirokastres ka organizuar tre operacione. Rezultatet e arritura kane qene te njejta me ato qe synonte zbatimi i tyre, apo ka pasur nje deshtim?

Vete emri i operacionit "Siguria e jetes" kishte ne thelb sigurine e jetes se qytetareve, pasi qarkullimi ne Gjirokaster ishte ne kaos te vertete. Rezultatet e arritura nga operacioni jane te kenaqshme ne drejtim te stabilizimit te qarkullimit rrugor, te vendosjes se rregullit dhe disiplinimit te parkimeve ne te gjitha pikat e nxehta, ku u bllokuan mbi 110 autovetura pa dokumente dhe u ndeshkuan me masa administrative mbi 3121 drejtues mjetesh. U hoqen xhamat e zinj rreth 95 automjeteve. Persa i perket bllokimit te boteve te cilet sherbenin per transport uji ne fshatin Lazarat, mund te them se bllokuam rreth 80 % e ketyre mjeteve, pasi pjesa tjeter u kyc neper banesa. Pati te arrestuar per kundershtim te punonjesve te policise dhe per armembajtje pa leje. Operacioni tjeter "Shetitesit" permbushi te gjitha objektivat e tij, pasi kishte te bente me zbulimin dhe kapjen e autoreve te nje numri te madh vjedhjesh banesash ne Gjirokaster dhe Sarande. Operacioni i trete kishte per qellim bllokimin e mjeteve motorike te vjedhura, ku ne qarkun tone rezultuan vetem 2 automjete te vjedhura te cilat u sekuestruan. Operacioni "Fillimi" i zhvilluar javen e pare te muajit Tetor, beri te mundur sekuestrimin e 300 kilograme marijuane dhe venien ne pranga te poseduesit. Ky eshte vetem fillimi i luftes kunder trafikut te lendeve narkotike. Po gjate shtatorit jane arrestuar 8 shtetas te cilet trafikonin klandestine kundrejt fitimit per ne shtetin grek. Jane shkaterruar 3 077 rrenje kanabis e jane arrestuar ne flagrance 2 kultivues dhe 1 eshte shpallur ne kerkim.

Cilat do te jene masat e policise ne lidhje me goditjen e elementeve te inkriminuar ne fshatin Lazarat ?

Ne fshatin Lazarat ka shume probleme persa i perket kultivimit te bimeve narkotike, krismave te pakontrolluara te armeve, te cilat kane vene ne rrezik banoret, qarkullimi i shume automjeteve pa dokumentacion, perdorimi i adoleshenteve nga disa elemente te inkriminuar per te bere veprime te kundraligjshme etj. Por kjo s'do te thote qe te penalizojme te gjithe banoret e atij fshati. Ne ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine e Rrethit i kemi identifikuar keta persona, te cilet jane minorance ne krahasim me banoret e ndershem te ketij fshati, ku per ta ka nisur procedimi penal dhe se shpejti do kapen nga ana jone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›