E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qytetaret te ndalin trysnine politike"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i ftoi dje qytetaret te angazhohen ne politike ndonese nuk ishin pjese te nje partie politike. Gjate nje takimi qe Edi Rama zhvilloi ne Vlore ne kuader te ngritjes se Bordit te Dialogut me Shoqerine ne kete qytet deklaroi se politika kur ushtrohet vetem nga politikanet eshte nje trysni e padurueshme per qytetaret e nje vendi. Ne kete kuader ai i beri thirrje qytetareve te Vlores dhe te gjithe Shqiperise qe te ata vete te angazhoheshin ne politike, per te bere kete trysni me pak te ndjeshme.

"Politika kur mbetet vetem nje ushtrim i politikaneve eshte detyrimisht nje trysni shpeshhere e padurueshme per qytetaret, por kete nuk mund ta zgjidhin politikanet, ne rast se nuk duan ta zgjidhin qytetaret, te cilet duhet te angazhohen", - deklaroi Rama ne fjalen e tij perpara simpatizanteve te PS-se ne Vlore.

Sipas tij, ne kemi nje Shqiperi ne leter qe funksionon sepse ka ligje dhe nga ana tjeter kemi nje Shqiperi reale qe nuk funksionon, sepse mungon energjia, per shkak se politika eshte nje hapesire ekskluzive per politikanet.

Nga ana tjeter, kryetari i socialisteve ngriti si problem edhe komunikimin politik, duke theksuar se ka ardhur koha per te nderruar natyren e procesit politik ne vend. "Nje proces politik i cili zhvillohet ne konflikt, zhvillohet me te shara, zhvillohet me akuza, zhvillohet me fyerje, zhvillohet me te gjithe arsenalin joetik te komunikimit mes njerezve nuk mund te prodhoje nje pushtet etik, as te efektshem", deklaroi Edi Rama ne Vlore. Sipas kryetarit te socialisteve, nese nje proces politik qe zhvillohet me pasionin per ndryshimin nepermjet kerkimit, ai mund ta beje pushtetin me etik, me te efektshem dhe sigurisht edhe me prane qytetarit. Bordet qytetare jane struktura autonome ne Partine Socialiste, te cilat sipas socialisteve, perbejne nje risi ne jeten e partive politike, pasi perbehen nga qytetare joanetar partie. Kryetari socialist, Edi Rama nenvizoi ne Vlore edhe se ngritja e ketyre bordeve me qytetare ne mbare vendin do te bejne te mundur sjelljen ndryshe te qeverise ne raport me qytetaret pas fitores se sigurt te Partise Socialiste ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Rama, kercenim per te mos njohur diplomat"

Keshilltari per Arsimin prane kryeministrit Berisha, Myqerem Tafaj akuzoi dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se trilloi per arsimin e larte ne vend, duke dale kunder liberalizimit te universiteteve. "Ai doli hapur kunder liberalizimit te universiteteve, ose, ndryshe, kunder se drejtes se cdo maturanteje dhe maturanti shqiptar per te vazhduar arsimin e larte", - deklaroi Tafaj. Sipas tij, nje sulm kunder liberalizimit te universiteteve eshte ne fakt sulm kunder dijes", tha Tafaj, duke iu drejtuar Edi Rames. Sipas keshilltarit te kryeministrit Berisha per Arsimin, "me sulmin kunder liberalizimit te universiteteve kryetari i PS kercenoi me mosnjohje te diplomave rreth 110 mije studente dhe rreth 500 mije familjare te tyre". Myqerem Tafaj deklaroi se liberalizimi i universiteteve eshte arritja me e madhe e Shqiperise dhe e kesaj qeverie ne tre vitet e fundit.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›