"Pse duhet Demokracia e Re ne Maqedoni"

Nje force e re po trondit politiken ne Maqedoni, duke u krijuar "barriera" serioze dy partive historike te shqiptareve, PDSH dhe BDI. Ndersa keto dy parti, sistematikisht kane sulmuar njera-tjetren me sa te mundeshin dhe me c'te mundeshin, duke mos harruar sigurisht qe te bejne dhe rokade te rregullt pjesemarrjeje ne pushtetin qendror, ne gjirin e shqiptareve po rritet me shpejtesi. "Demokracia e Re", eshte partia qe themeloi pak kohe me pare mjeku i njohur shqiptar ne Maqedoni, Imer Selmani. Instituti Republikan Nderkombetar (IRI) ka konfirmuar keto dite, se perkrahja e qytetareve shqiptare per forcen e re politike te ish zv/kryeministrit dhe Ministrit te Shendetesise Selmani, eshte 69 per qind.
Ne intervisten ekskluzive per gazeten "Koha Jone", Imer Selmani i cili po njihet gjeresisht si lideri i ri i shqiptareve te Maqedonise, flet edhe per ceshtjen e emrit qe duket se po kalon ne kalendat greke, pavaresine e Kosoves dhe njohjen e vonuar te saj dhe planet e "Demokracise se Re" per te ardhmen.
I nderuar z. Imer Selmani. Ju deri disa kohe me pare, keni qene pjese e PDSH-se kurse tani drejtoni partine "Demokracia e Re". Nga te dhenat qe ne kemi, kjo force e re politike eshte pare me optimizem ne Maqedoni. Per me teper, ju konsiderojne liderin e ri te shqiptareve te Maqedonise. Pse besoni se vijne keto konstatime?
Ne fillim me lejoni t'jua prezantoj arsyet e krijimit te Demokracise se Re. Ideja per themelimin e saj nuk eshte e rastesishme. Duke konstatuar mospajtimin tone me konceptin e funksionimit te PDSH-se dhe me tendencat qe e njejta te ruhet ne nje gjendje te perhershme dhe te mos evoluoje, flasim, ne kuptimin e reformimit te brendshem, tendenca keto qe binin ndesh me kerkesen e kohes, nevojes dhe rrethanave politike, madje, lirisht mund te thuhet, edhe me ligjet natyrore, defekte keto qe na larguan nga QELLIMI, dhe duke konstatuar devijimin e procesit politik dhe gjendjen e mjere politike, ekonomike dhe sociale te shqiptareve te Maqedonise, si dhe mosangazhimin e duhur per ta zgjidhur te njejten, une dhe bashkemendimtaret e mi, vendosem te iniciojme themelimin e nje subjekti te ri. Nje subjekt, i cili, sipas projeksioneve tona, do te jete boshti rreth te cilit mund te pozicionohen te gjitha kategorite shoqerore, duke filluar nga elita intelektuale dhe akademike, biznesmenet, esnafet, studentet etj. Konstatoj dhe besoj se, Demokracia e Re, do te riorientoje procesin politik, me premise, Marreveshjen e Ohrit dhe integrimet euro-atlantike, do te krijoje nje fryme te re politike, baza e se ciles do te jete nxitja e kohezionit ne korpusin politik shqiptar dhe permiresimi i marredhenieve nderetnike, dhe do te ofroje zgjidhjet me te mira per sfidat, te cilat e presin Maqedonine, ne rrugen gjembore te zhvillimit te saj. Megjithese akoma nuk jam lider formal i Demokracise se Re, une jam plotesisht i vetedijshem se kjo detyre jep shume obligime dhe pergjegjesi serioze, me te cilat jam ne gjendje te ballafaqohem me gjithe energjine, potencialin dhe pervojen time, cdohere i hapur per bashkepunim, me te gjithe faktoret tjere relevante te ketij nenqielli. Konstatimet pozitive, qe vijne nga te gjitha anet per iniciativen tone, per mua paraqesin vertetimin e arsyeshmerise se motiveve tona per te filluar me nje veprimtari te re politike. Prandaj per ne dhe per mua personalisht, te njejtat jane stimul me teper, qe me energjikisht t'i rrekemi realizimit te pikesynimeve dhe qellimeve tona, cdohere duke respektuar ne rend te pare dinjitetin e popullit shqiptar, nevojat dhe kerkesat e tij. Une besoj ne popullin tim, prandaj besoj edhe ne suksese te perbashketa.
Partia qe ju drejtoni, si eshte shtrirja e saj dhe numri i anetareve, gjithashtu, sa deputetet keni ju me vete?
Demokracia e Re eshte akoma ne fazen embrionale. Keto dite ka filluar edhe procesi i mobilizimit dhe organizimit struktural ne nivelet lokale dhe i njejti po rrjedh sipas dinamikes se parapare. Se shpejti do te mbahet edhe Kuvendi Themelues, ne te cilin do te sendertohet iniciativa dhe, me miratimin e Programit dhe Statutit, edhe formalisht do te konstituohet partia e re. Te dhenat, te cilat i publikoi Instituti Republikan Nderkombetar tregojne se perkrahja e qytetareve shqiptare per idene e formimit te subjektit te ri eshte e madhe, rreth 69 per qind. Mbeshtetja sa vjen dhe forcohet, konkretizohet dhe shtohet, por tani per tani nuk mund te kalkulojme me numra, pasi akoma nuk ka filluar evidentimi dhe anetaresimi i qytetareve. Demokracia e Re perfaqesohet nga tre deputete ne Parlamentin e Republikes se Maqedonise, ne mesin e te cileve jam edhe une. Dy deputetet e tjere, z. Sulejman Rushiti dhe z. Abedin Zimberi, jane njerez me cilesi te larta morale dhe kombetare dhe te deshmuar ne fusheveprimin e tyre profesional. Ky numer i vogel i deputeteve tane i jep kuptimin e vertete demokracise te Maqedonise, ngase po deshmojme se megjithe pakesine tone dhe pozicionin ne opozite mund te jemi artikuluesit autentike te kerkesave te zgjedhesve tane shqiptare. Kjo eshte deshmi se ne demokraci nuk mund te kete humbes, por se te gjithe jane fitues, nese besohet ne kete.
Partia qe ju drejtoni, ka te njejtin emer me ate te forces se djathte ne Greqi "Nea Dimokratia". Kjo eshte rastesore apo jo?
Jo, krejtesisht eshte e rastit perputhja e emrave, ata e kane greqisht kurse ne, shqip. Konsiderohet se Partia "Demokracia e Re" (PDR), eshte grupim i ri politik por ka edhe spekulime se ju keni marre partine e Menduh Thacit. Si do t'i pergjigjeni ketyre aludimeve?
Eshte e vertete se shume funksionare, ish-ministra dhe deputete, dege te PDSH-se nga pothuaj tere Maqedonia, i jane bashkangjitur iniciatives sone per formimin e nje subjekti te ri politik. Pjesa dermuese e elektoratit te PDSH-se nga kryeqyteti i Shkupit, Kumanoves, Tetoves, Gostivarit, Struges dhe Dibres kane kaluar ne radhet tona. Nuk mungojne as kalimet e anetareve te partive tjera shqiptare dhe ky proces, sipas paralajmerimeve, do te zgjase edhe me. Dyert tona jane te hapura dhe secili qytetare do te jete i mireseardhur dhe i trajtuar denjesisht, pa marre parasysh proveniencen e meparshme politike.
Ne kete kuader, cilat jane raportet tuaja me Menduh Thacin?
Me kryetarin e PDSH-se, z. Menduh Thacin, nuk kam asgje personale. Largimi im nga PDSH-ja eshte per shkaqe politike dhe ne jeten demokratike eshte krejtesisht normale te veprosh i lire sipas bindjeve dhe koncepteve tua. Kete gje, besoj se z. Thaci e mirekupton, prandaj edhe shpresoj se ne te ardhmen do te krijojme raporte te mira, ne kuader te bashkepunimit nderpartiak, sidomos kur behet fjale per ceshtje te rendesishme dhe vitale per shqiptaret.
Per te mbetur ne raportet me forcat e tjera politike dhe autoritetet shteterore. Dua t'ju pyes, cilat jane raportet tuaja me kryeministrin, si dhe me BDI-ne?
Demokracia e Re ne parim eshte e hapur per te bashkepunuar me te gjitha partite politike. Gjate aktivitetit tone politik do te angazhohemi qe te vendojme standarde te reja te veprimit, te cilat konsistojne ne kooperimin dhe bashkeveprimin me te gjitha subjektet politike dhe apolitike, ne plan nacional, por edhe rajonal dhe me gjere. E njejta vlen edhe per partine ne pushtet, BDI-ne, me deputetet e se ciles kemi pasur vetem takime joformale dhe joprotokollare. Besoj se kjo fryme e re ne politike do te prodhoje favore ne ceshtjen shqiptare, por edhe te procesit ne pergjithesi. Me kryeministrin kemi punuar ne kuader te nje qeverie, kam qene zevendeskryeminister 5 muaj dhe gati dy vjet minister i Shendetesise. E ka cmuar punen time ne qeveri vecanerisht per reformat ne shendetesi. Keni deklaruar para pak ditesh, se PDR, do te jete korrektor i partive aktuale shqiptare. Si mendoni ta realizoni kete?
Demokracia e Re me kujdes do te percjelle punen e Qeverise, duke qene syhapur ne cdo projektligj dhe vendim, qe do te kaloje ne organin ligjvenes. Principi i bashkepunimit nuk na privon nga e drejta per te reaguar ne gabimet dhe deformimet, qe mund t'i beje ndonjera nga partite shqiptare, ne pozite ose opozite. Veprimet dhe reagimet tona do t'i ndermarrim kundrejt qellimit mbipartiak dhe te mires se pergjithshme, prandaj te njejtat do te jene edhe konstruktive. Bashkepunimi ne politike nuk do te thote qendrim oportun kundrejt tjetrit, perkundrazi ai eshte raport i kembimit te kritikave, ideve dhe propozimeve. Metojme te ndryshojme gjuhen e nderkomunikimit nga ai aktual, duke vu keshtu standarde te reja ne marredheniet ndermjet partive shqiptare dhe njekohesisht te shuajme kakologjine shurdhuese, e cila po bastardon procesin politik edhe ashtu te demtuar.
Nje pyetje tjeter qe hidhet se fundi eshte nese ju, do te merrni pjese
ne koalicionin qeverises?
Ne teori, intenca kryesore e partive politike eshte pushteti, ne te kunderten ekzistimi i tyre do te ishte i pakuptimte. Ne te kaluaren, por edhe sot, lehtesia eshte e madhe qe kjo teze te kuptohet ne menyren pexhiorative dhe te pasojne akuza dhe kunderakuza te ndryshme. Demokracia e Re do te veproje sipas programit te saj, me vendime te miratuara nga organet me te larta te partise, cdohere konform interesave te pergjithshme te shqiptareve dhe te shtetit. Oferta cilesore politike ka hapesire te jepet nga te gjitha kendet, perfshire edhe pozicionin ne opozite. Perhere do te jemi ne funksion te ndihmes, korrigjimeve,
propozimeve, por edhe kritikave ndaj politikes qeveritare. Ne teori qellimi i partive eshte pushteti, por ai i Demokracise se Re tejkalon kete klishe teorike. Ne jemi parti opozitare.
Le te kalojme ne zhvillimet e dites. Si e shihni ju situaten aktuale ne Maqedoni. Fillimisht me duhet te ndalem ne raportet mes shqiptareve te Maqedonise me shtetin dhe ketu, a besoni ju se perfaqesimi aktual i shqiptareve ne qeveri eshte i drejte?
Me keqardhje duhet te pranoje se sot shqiptaret e Maqedonise jane ne situate te veshtire politike. Nuk hezitoj te konstatoj se kjo eshte rezultat i politikes se gabuar, qe udhehiqet nga koalicioni qeverises, pjesemarrese e se ciles eshte edhe Bashkimi Demokratik per Integrim. Nuk dua te "individualizoj" fajin, por pikerisht ne kete mandat, u miratuan disa ligje qe nuk plotesojne kerkesat e shqiptareve, te cilat me vite parashtrohen (sikunder eshte Ligji per perdorimin e gjuheve, qe e flasin me shume se 20 per qind e qytetareve, e qe eshte gjysmak), por edhe disa te tjera qe drejtpersedrejti e demtojne dhe diskriminojne popullin shqiptar ne Maqedoni, ne formen institucionale dhe ligjore. Gjendjen politike te shqiptareve te Maqedonise e rendon edhe problemi i kater rasteve te Hages, te cilat tanime jane te proceduara na gjykatat e vendit (edhe perkunder Ligjit per amnisti), e qe ne te ardhmen mund te krijojne turbulenca te reja ne skenen politike, pasi me te njejtat perfshihen edhe funksionare te partive shqiptare, por edhe te reflektoje negativisht ne marredheniet nderetnike, edhe ashtu sensibil dhe fraxhile. Nese gjithe kesaj, i shtohet edhe problemi i integrimeve evropiane dhe politika entocentrike- refraktare e Qeverise ne ceshtjen me emrin dhe deintensifikimi i kursit perendimor, atehere pa dyshim se arsyetohen zerat skeptike per suksesin e kesaj qeverie dhe te participienteve te saj. Demokracia e Re, qe nga themelimi i saj, vazhdon te shpreh shqetesimin dhe te ngreje zerin per cdo devijim dhe gabim te bere nga Qeveria, ne planin e te drejtave te shqiptareve, por edhe ne ate te sferave te ndryshme, duke qendruar konsekuente ne qendrimet e saj. Ne kontekstin e pyetjes tjeter, etablimi i kuadrove ne qeveri eshte ceshtje e marreveshjeve politike ne mes partnereve qeveritare. Demokracia e Re vlereson se kuantitavisht shqiptaret ne qeveri jane mire te perfaqesuar, por veren impotencen e te njejteve, qe ne politiken qeveritare t'i imputojne kerkesat e qytetareve shqiptare. Madje, keto dite merret vesh se ministrave shqiptare te BDI-se iu merren edhe ingjerencat ne dikasteret e tyre. Kjo eshte e patolerueshme.
Dua te qendroj ne kete argument. Shume njerez ne Maqedoni, besojne se tere keto vite, jane perfshire nga vorbulla politike PDSH-BDI. Me konkretisht, ata thone se jane perballur gjithmone me rokada ne varesi te partise shqiptare qe ishte ne koalicionin qeverises. Me e prekshme kjo eshte te punesimi i shqiptareve. Ju pranoni se kjo situate eshte reale dhe a mendoni se ajo duhet te shmanget?
Dukurite e ketilla jane evidente dhe problemi i revanshizmave politike eshte kronik. Eshte i paarsyetueshem cdo veprim i tille, qe bazohet thjeshte ne motive hakmarrese dhe revanshiste. Demokracia e Re denon praktiken e nderrimit te kuadrove profesionale ne administraten publike, ne eshalonet me te uleta, sepse ne kete menyre demtohet realizimi i politikave zhvillimore dhe efikasiteti i sherbimdhenies ne administraten shteterore. Ne partine tone, vijne ankesa te shumta per trajtimin e ngjashem te nepunesve dhe kjo na detyron edhe me shume qe te angazhohemi maksimalisht per te ndikuar ne eliminimin e kesaj problematike.
Vec qeverisjes qendrore, si duket perfaqesimi i shqiptareve ne nivelet e tjera, sidomos ato vendore?
Perfaqesimi i shqiptareve ne pushtetin lokal eshte me i volitshem vecanerisht aty ku kryetaret e komunave jane shqiptare. Ne komunat dhe qytetin e Shkupit ku shqiptaret
jane me pak se 50 per qind situata eshte shume me e keqe, shqiptaret jane ende te anashkaluar sa i takon perfaqesimit ne administraten publike dhe shteterore.
Z.Selmani. Tema e dites ne Maqedoni, padyshim qe eshte ceshtja e emrit. Dihet qe debati me Greqine vazhdon te jete i ndezur, per vete faktin se nuk ka gjasa te arrihet konsensus. Qe te jemi te drejtperdrejte, cili do te ishte propozimi juaj per emrin final te Maqedonise per perdorim nderkombetar, sigurisht nisur nga fakti se kjo ceshtje eshte pjese e negociatave ende te deshtuara?
Nen patronazhin e OKB zhvillohen edhe negociatat mes Maqedonise dhe Greqise. Eshte nje proces i rende, po besoj se pas 13 viteve negociatash, ky proces ka hyre ne fazen finale ku pritet edhe zgjidhja.
Pavaresia e Kosoves e shpallur me 17 shkurt 2008, ishte nje proces qe u njoh nga shume shtete te fuqishme. Por Shkupi zyrtar e beri kete goxha vone, ne te njejten dite me Malin e Zi. Ju keni deklaruar disa here se ishit kritike per faktin se pavaresia ende nuk po njihej. Mendoni se ka pasur ndikim apeli juaj ne pershpejtimin keto dite te procesit te njohjes?
Keni konstatim te drejte. Maqedonia u vonua me pranimin e pavaresise se Kosoves. Te ne, populli thote: se i doli edhe lezeti kesaj pune. Jemi te vetedijshem se Maqedonia nuk kishte alternative te mos njihte pavaresine, por vonesa krijoi shume pakenaqesi dhe rrezikonte marredheniet nderetnike ne vend.
Do te doja ta mbyllja me dy pyetje jashte politikes. Cili eshte profesioni juaj?
Mjek, po ne gjithe karrieren time jam marre me biznes, nga vitet e 90' dhe 8 vitet e fundit, me politike.
A mund te na thoni dy fjale per familjen tuaj?
Jam i martuar, jetoj ne nje familje te lumtur me femijet ne rrethine te Shkupit. Kemi 4 femije, vajza e madhe mbush tani 10 vjet kurse djali i vogel, eshte tre vjec e gjysme.
Ju faleminderit.