E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i therur në xhami një 76- vjeçar. Familjarët: E vranë besimtarët pse nuk hëngri bukën e Zotit

vrasja(E PERDITESUAR)- Një 76- vjeçar është gjetur i vdekur në xhaminë e fshatit Dushk në Lushnje.

Shemsi Muça, banor i këtij fshati, është gjetur me plagë thike në trup.

Burimet bëjnë me dije se ai ishte besimtar i rregullt i fesë myslimane.

Familjarët e viktimës thonë se ai mund të jetë vrarë nga ndonjë besimtar mysliman.

Ne dyshojmë për vrasje. Shemsiun mund ta ketë vrarë ndonjë besimtar mysliman brenda në xhami. Kjo, për faktin se më 22 mars, festën e Novruzit, ka pasur një sherr në xhaminë e fshatit. Shemsiu nuk ka ngrënë ushqimin që është servirur në xhami, ndërsa disa besimtarë e kanë akuzuar se ai nuk ka ngrënë bukën e Zotit. Atë ditë është bërë sherr, dhe ka mundësi që ndonjëri prej besimtarëve e ka goditur me thikë për vdekje.

Ne dyshojmë për vetëvrasje. Megjithatë do të jenë ekspertët nga Tirana, ata që mbas ekspertizës do të dalin me një konkluzion të saktë nëse është vetëvrasje apo vrasje, thonë për GSH burime nga policia e Lushnjës.

Familjarët nuk e pranojnë version e vetëvrasjes dhe kërkojnë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›