E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i varur një person në qendër të Shkupit

Në parkun para ish ndërtesës së NPB “Nova Makedonija”, në afërsi të udhëkryqit tek semaforët, në një dru është gjendet i varur trupi i një personi të panjohur, joyzrtarisht i moshës rreth 45 vjet, i cili me siguri është varur gjatë natës.

Rastin në mëngjes e ka paraqitur një kalimtar i rastit, ku pastaj policia kishte dalë në vend të ngjarjes, transmeton Plus Info.

Hapësira rreth tij është siguruar me shirit policor, ndërsa një numër i madh i policëve gjenden në vendin e ngjarjes.
Për momentin policia nuk jep informata dhe pritet që në vend të ngjarjes të paraqitet edhe Gjykatësi hetues dhe prokurori publik./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›