Presidenti çek shkon i dehur tapë në ekspozitë

Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman ka shkuar i dehur në ekspozitën e bizhuterive mbretërore në katedralen e Shën Vito në Pragë. Kjo mund të shihet në xhirimin e medieve që kanë mbuluar këtë ngjarje, ndonëse shefi i shtetit çek e mohon se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Në video ai shihet duke u mbajtur për muri, humb balancinë, madje në një moment edhe mban kardinali për të mos u rrëzuar.
Presidenti çek në të kaluarën nuk ka fshehur afinitetin e tij ndaj alkoolit, por kësaj radhe nga kabineti i tij pohojnë se Zeman ishte infektuar me një virus.
Gjatë fushatës elektorale në vitin 1996 ai kishte deklaruar se autobusi i tij shkon me naftë dhe “berhovk” (pije e popullarizuar çeke). /Indeksonline/
/>