E Diel, 1 Nëntor 2026

BSPK-ja paraqet kërkesat e protestës, nuk cakton afat të përmbushjes

Këshilli i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka bërë publike kërkesat që do t'i parashtrojë në protestën e paralajmëruar me datën 29 Maj, por nuk ka dhënë afate kohore për realizmin e tyre.

BSPK-ja njëkohësisht u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve në nivel vendi që me datën 29 të dalin në protestë në Prishtinë, për të protestuar për të drejtat e tyre në punë.

BSPK-ja do të parashtrojë gjashtë kërkesa për Institucionet e vendit në protestën.

Protesta do të mbahet me moton “Pesë minuta para dymbëdhjetëve” dhe do të nisë nga Sheshi 21 për të parakaluar pastaj në Sheshin “Nëna Terezë”.

“1. Kërkojmë zbatimin e ligjeve në praktikë, 2 Kërkojmë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, 3 Kërkojmë zbatimin e marrëveshjes për pagën minimale, prej 220 eurove, 4 Kërkojmë miratimin e ligjit për pensionistët, 5 Kërkojmë pranimin e stazhit të punës për vitet 1990-1999, 6 Kërkojmë krijimin e fondit social për punëtorët, që privatizimi i la pa punë’, bënë të ditur drejtuesit e BSPK-së, sot në një konferencë për media.

Ani pse disa nga këto kërkesat BSPK-ja ka kohë që po kërkon të realizohen, kreu i sindikatës, Haxhi Arfii tha se nuk kanë vendosur afate kohore për tu realizuar kërkesat e tyre.

“Ne preferojmë që të ulemi në tavolinë me Qeverinë, e të bisedojmë. Me bisedime shumë kërkesa i kemi realizuar”, tha Arifi.

Ndryshe, kjo do të jetë protesta e parë për këtë vit që BSPK-ja e ka organizuar. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›