E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ministra të Thaçit pjesë e qeverisë në hije të Prishtinës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka krijuar sot kabinetin e qeverisjes së mirë.

Qëllimi i formimit të këtij kabineti është hartimi i programit dhe projekteve konkrete me qellim të jetësimit të vizionit zhvillimor dhe hapjes së perspektives për Prishtinën evropiane.

Anëtare të këtij kabineti janë edhe tre ministra të Qeverisë Thaçi: Vlora Çitaku, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci. Ndërkaq me këtë qeveri në hije do të udhëheq Lirak Çelaj.

Nga ana e tij, Çelaj ka deklaruar se Prishtina vuan nga kaosi i përgjithshem, si në trafik, shëndetesi, arsim dhe siguri.

Ai tha se qytetari i Prishtinës asnjehere nuk është ndier më keq se tani.

"Jemi optimist që Prishtina do te ece përpara", ka thënë Çelaj.

Ndërsa Vlora Çitaku tha se, qytetari i Prishtinës tani ka një adresë.

"Prishtina nuk është e komunareve, por e qytetareve. Prishtina është e Kosovës dhe ideja jonë e perbashkët është që ta bëjmë vërtet kryeqytet të Kosoves", ka thënë ajo.

PDK ende nuk ka caktuar kë do ta kandidoj për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale, por thotë se shumë shpejt do ta kemi kandidatin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›