Votimi publikut per monumentin e 100 vjetorit te Pavaresise

Është mbyllur zyrtarisht votimi i publikut për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Vepra më e preferuar e publikut rezulton krijimi i dy artistëve, Visar Obrija dhe gjermanit Kai Roman Kiklas ku kanë marrë rreth 33,8 % të votave të publikut. Idenë e tyre ata e kanë shprehur përmes një banese të hapur si dy gjysma kubi ku njëra gjysëm mban çatinë e tjetra platformën, mes të cilave qytetarët mund të kalojnë.
Dhe në vend të dytë me një përqindje të ngushtë me bocetin e parë rezulton vepra e skulptorit gjerman Jorg Plickat, i cili ka marrë rreth 33. 7 % të votave të publikut, i cili propozon një monument lehtësisht të kuptueshëm, dy hallka të hapura zinxhiri që simbolizojnë çlirimin e popullit.
Rreth 200 vetë kanë votuar pranë Galerisë Kombëtare të Arteve për Monumentin e preferuar të Pavarësisë dhe mbi 6 mijë të tjerë kanë votuar në faqen zyrtare për 5 bocetet e përzgjedhur.

Votat e publikut janë sugjeruese për Komisionin Shtetëror të Festimeve. Këto të fundit, sëbashku me pikët me të cilat juria ka vlerësuar pesë idetë më të mira, do t’i prezantohen Komisionit Shtetëror. Tashmë mbetet vetëm përzgjedhja e fituesit dhe më pas vendimi për sheshin se ku do të ngrihet monumenti.