Zgjerim i shpimit te puseve te reja te naftes
Për vitin 2012 është planifikuar shpimi i pusit “Shpiragu 2” në afërsi të fshatit Mbjeshovë, komuna Sinjë në Berat, ku do të investohen rreth 50 milionë dollarë. Zbulimi i një fushe të re nafte në Shqipëri, sipas minstrit Naco, do të ishte një lajm i rëndësishëm jo vetëm për këto kompani, por edhe për gjithë shqiptarët. Zbulimi i naftës, në sektorin “Shpiragu 2”, gjatë vitit 2012, ka thënë ministri i METE, do të jetë një dhuratë mjaft domethënëse për shtetin shqiptar, edhe në 100 vjetorin e themelimit të tij.
Kompania Petromanas Energy ka lidhur në vitin 2009 me shtetin shqiptar, një marrëveshje hidrokarbure për blloqet e kërkimit 2 dhe 3. Ndërkohë që pak muaj më parë kjo kompani, i ka transferuar kompanisë lider në botë SHELL, 50 përqind të interesave në këtë marrëveshje hidrokarbure në vendin tonë .