Gjendet i vdekur buzë rrugës një i moshuar
DURRËS- Në orët e pasdites është gjetur një person i vdekur, ende i paidentifikuar. Nga të dhënat e para të policisë, viktima, mashkull rreth të 70-ave është gjetur pa jetë në anë të rrugës, buzë autostradës. Ai është parë nga kalimtarë të rastit që i janë afruar dhe kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Ata kanë njoftuar edhe policinë, e cila konfirmon se nga këqyrja e parë që i është bërë trupit nuk janë vërejtur shenja dhune. Për këtë dyshohet se vdekja duhet të ketë ardhur për shkaqe natyrale. Megjithatë trupi i është përcjellë morgut prej nga pritet edhe një arsye zyrtare për vdekjen e të moshuarit.