Zgjedhjet, mblidhet asambleja e PS
TIRANË- Partia Socialiste nuk do të vonojë në përcaktimin e qëndrimit të saj karshi zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe rezultatit, që ato prodhuan.
Pikërisht të martën, një ditë pasi KQZ-ja ka vendosur të shpallë mbylljen e procesit zgjedhor me publikimin e rezultateve finale, selia rozë do të marrë një vendim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për të, por edhe për demokracinë në vend, dhe që ka të bëjë me njohjen ose jo të këtyre zgjedhjeve.
Për marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm, ajo ka thirrur Asamblenë Kombëtare, e cila ditën e martë në një mbledhje jashtë radhe, do të analizojë gjithë situatën dhe rezultatin që prodhoi ky proces zgjedhor.
Burime pranë selisë rozë, kanë bërë të ditur dje, se në vijim edhe të vendimit të kryesisë së kësaj force të mbajtur disa ditë më parë, meqenëse procesi i gjykimeve të ankimimeve të forcave politike në Kolegjin Zgjedhor u mbyll dhe kur nuk priten më zhvillime, që do të mund të ndryshonin diçka në rezultat, kjo forcë do të mbledhë të martën forumin më të madh vendimmarrës mes dy kongreseve, pra Asamblenë Kombëtare, për të vlerësuar së pari atë çka prodhuan këto zgjedhje, dhe në varësi të këtij vlerësimi për të përcaktuar më pas hapat që do të ndërmerren në lidhje me njohjen e rezultatit dhe institucioneve që do të ndërtohen mbi bazën e tij, dhe konkretisht Kuvendin dhe qeverinë e ardhshme.
Kështu, në funksion të këtij qëllimi, mbledhja e asamblesë do të nisë me fjalën që do të mbajë kryetari i PS-së, Edi Rama, e cila parashikohet që të jetë një analizë më vete e asaj që ndodhi në këto zgjedhje dhe rezultateve që prodhuan ato.
Natyrisht në fjalën e vet Rama pritet të përcjellë dhe qëndrimin e tij jo vetëm për rezultatin, por edhe për të gjitha debatet që janë hapur së fundi nga disa individë të veçuar brenda PS-së për njohje të humbjes dhe marrjen e përgjegjësisë për të.
Ata që do të vendosin për gjithçka lidhur me gjithë situatat e krijuara do të jenë anëtarët e Asamblesë, të cilët do të ftohen të diskutojnë lidhur me qëndrimet e tyre për të gjitha këto zhvillime dhe për qëndrimin, që duhet të mbajë PS-ja në raport me Kuvendin e ardhshëm.
Siç edhe është konstatuar, tashmë në PS janë formësuar dy linja qëndrimi që përjashtojnë njëra-tjetrën lidhur me vlerësimin dhe pranimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon numrin më të madh të deputetëve. Priten qarqet kryesore
-----------------------------------------------------------------------------------
KQZ zyrtarizon deputetët e qarkut Durrës
TIRANË- Arrin në 81 numri i deputetëve të mandatuar prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Një ditë pasi Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë si të pambështetura pretendimet e Partisë Konservatore, lidhur me rezultatet në qarkun e Durrësit, institucioni më i lartë administrues i zgjedhjeve ka miratuar pa vonesë shpërndarjen e mandateve mes partive dhe mandatimin e deputetëve, që kanë dalë fitues.
Me votë unanime ky komision i është bindur vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor dhe ka pranuar rezultatin e dalë nga kutitë e votimit. Në bazë të tij, KQZ-ja ka miratuar një shpërndarje të tillë mandatesh ku PD-ja ka arritur të marrë mazhorancën në këtë qark me 7 të tillë, PS-ja 5 dhe LSI-ja 1.
Përsa i përket emrave, në qarkun e Durrësit, do ta përfaqësojnë në Kuvend Ferdinand Xhaferri, Albana Vokshi, Gazmend Oketa, Ylli Lama, Osman Metalla, Eduart Halimi dhe Igli Cara nga PD, Blendi Klosi, Rudina Seseri, Hazir Gashi, Gazmir Bizhga dhe Klodiana Spahiu nga PS-ja.
Gjithashtu, në Kuvend këtë qark do ta përfaqësojë edhe Lefter Koka, si përfaqësues i LSI-së. Në këtë qark koalicioni i kryesuar nga PD-ja mundi të marrë 68518 vota, ai i drejtuar nga PS-ja 52038 vota dhe ai i LSI-së 10634 vota.
Durrësi është qarku i nëntë ku KQZ-ja përfundon procesin e mandatimeve, pas Beratit, Lezhës, Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës dhe Elbasanit.
Për të përmbyllur të gjithë këtë proces do të duhet të miratohen tashmë edhe mandatet e qarkut të Fierit, Shkodrës dhe Tiranës. Siç ka bërë të ditur edhe vetë kreu i KQZ-së, Arben Ristani, dje në një prononcim për mediat, një gjë e tillë pritet të ndodhë ditën e hënë, ku dhe do të certifikohet rezultati përfundimtar zyrtar i zgjedhjeve të 28 qershorit.
Njëra linjë, është ajo zyrtarja e përfaqësuar nga vetë kryetari Edi Rama, e cila nuk ka nxituar deri më tani që të flasë për rezultatin, por është marrë më shumë me ndjekjen hap pas hapi të ankimimeve në KQZ dhe më pas në Kolegj.
Megjithatë nisur nga tentativat për manipulim dhe tjetërsim të rezultatit të zgjedhjeve prej qeverisë, ata nuk kanë ngurruar që herë pas here të artikulojnë edhe deklarata për mosnjohje të zgjedhjeve dhe mospjesëmarrje në kuvendin e ri.
Përballë qëndrimit zyrtar të partisë, qëndron një grupim i vogël individësh jo pak të njohur si Ben Blushi, Arben Malaj, apo Andis Harasani, të cilët duke mos marrë parasysh ndikimin negativ, që mund të kishte qëndrimi i tyre në procesin e gjykimit të ankimimeve në KQZ dhe Kolegj, kanë nxituar të shprehen hapur për pranimin e humbjes dhe mosbojkotin e institucioneve.
Pozicionim ky që duket se ndikohet nga ambicia e tyre për të marrë drejtimin e partisë. Pikërisht këto dy qëndrime pritet të ballafaqohen në Asamble, për të përcaktuar në fund me anë të votës dhe qëndrimin që do të mbajë zyrtarisht kjo forcë politike lidhur me gjithë këto dilema që prodhoi ky proces zgjedhor.
Por burime pranë kësaj partie, kanë bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që Asambleja të vendosë edhe për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm, i cili të përcaktojë zgjedhjen e të gjitha këtyre dilemave, që nisin me njohjen ose jo të rezultatit të zgjedhjeve, pjesëmarrjen në Kuvend, njohjen e qeverisjes së ardhshme apo edhe respektimin e statutit sa i përket përgjegjësive të kryetarit të partisë kundrejt këtij rezultati.