E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur mbi shinat e trenit

Lushnje, 22 shkurt, NOA Një 45 vjeçar nga qyteti i Lushnjes është gjetur i vdekur në trasenë e shinave të trenit. Lajmi bëhet i ditur nga policia e qytetit të Lushnjes, ku sqarohet se i vdekuri kish probleme me alkolin dhe në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit Behar C, 45 vjeç, banues në Lushnje. Në trupin e viktimës nuk u vërejtën shenja dhune dhe në vijim të veprimeve hetimore ky shtetas njihej si përdorues alkoli, tej normave të lejuara, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me ngjarjen.

Policia sqaron se 45 vjeçari është gjetur sot rreth orës 07.00, në vendin e quajtur Stacioni i trenit në fshatin Dushk të rrethit Lushnjë.

m.xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›