Vdesin gjashtë udhëtarë kosovarë

(E plotësuar) Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka ndërhyrë menjëherë për të kuptuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në aksidentin e Vjenës. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri ka vënë kontakte me autoritetet e atjeshme.
“Tash për tash ambasadori ynë atje është duke shkuar në tre spitalet ku janë të vendosur të plagosurit për të mësuar se më shumë”, tha Albana Beqiri për “Express” e cila është këshilltare e lartë për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Sipas saj, krejt çfarë dihet është se janë gjashtë të vdekur, 31 të lënduar dhe se ambasadori Sabri Kiçmari është duke pritur informacione zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë.
“Ambasadori ynë pritet të marrë vesh edhe për nënshtetësinë e udhëtarëve pasi ende nuk dihet se sa shtetas janë të Kosovës”, u shpreh Beqiri për “Express”.
Osman Hoti pronar i kompanisë “Polluzha”, ka deklaruar për “Express” se njëri nga autobusët e firmës së tij ka pësuar aksident të rëndë në Vjenë të Austrisë.
Por ai tha se nuk ka arritur të ketë asnjë informacion në lidhje me gjendjen e pasagjerëve. “Nuk kanë qenë vetëm udhëtarët tanë. Ka qenë edhe një firmë tjetër me të cilët i kemi pasur udhëtarët e përbashkët. Firma quhet ‘Fatoni Reisen’ nga Ferizaj”, thotë Hoti për “Express”.
Ai tha se autobusi është nisur nga Prizreni, mirëpo tash për tash as ai vet nuk ka shumë informacione në lidhje me atë që ka ndodhur. “Dimë vetëm se gjashtë janë të vdekur, por përveç shoferit, emrat e të tjerëve nuk i di”, tha Hoti.
Ai sqaroi se kompania e ka listën me emrat e udhëtarëve por tash për tash nuk mund ta bëjë publike pasi ende nuk ka asgjë të sigurt se kush prej tyre ka vdekur.
“Ne nuk e dimë se kush prej pasagjerëve ka vdekur. Jemi munduar të komunikojmë me autoritetet e Vjenës, mirëpo ata nuk po i japin emrat e të vdekurve dhe të lënduarve”, ka sqaruar Osman Hoti.
Policia austriake me herët kishte thënë se autobusi, i cili kishte tabelat të regjistrimit të Munich’ut, kishte në bord udhëtar nga Kosova. Por, kombësia e viktimave ende nuk dihet, edhe pse shumica besohet se janë kosovarë, ka thënë policia.
Por, në mesin e udhëtareve ka pasur edhe shtetas me pasaporta të Serbisë. Ende nuk dihet a janë ata serb të Kosovës apo kosovarë.
Dy kamionët kanë pasur tabelat e regjistrimit nga Rumania dhe Sllovakia.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur kur autobusi, që barte 38 njerëz, dhe dy kamionët janë ndeshur me njëri tjetrit. Shoferi i autobusit dhe pesë njerëz të tjerë të ulur në karriget e para kanë vdekur në vend.
Vozitësi sllovak thuhet se ka shpëtuar – edhe pse është lënduar, përderisa vozitësi rumun ka pasur lëndime të lehta.
Ende nuk janë dhënë detale të qarta për aksidentin. Raportet se rrugët kanë qenë të akullta janë hedhur poshtë të hënën. Zëdhënësi i autostradës ka thënë se të gjitha rrugët kanë qenë pa akull në mëngjes.
Por, ende është e paqartë se si tri mjetet janë ndeshur me njëra-tjetrën. Dy kamionët ishin njëri pas tjetrit para se të ndeshet autobusi më ta, por autobusi mund ta këtë shkaktuar ndeshjen, ka thënë Willy Konrath, shef i departamentit të transportit në Austri.