Me Albinin

Vazhdon nënshkrimi i peticionit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit. Sipas Këshillit Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, janë mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve, duke përfshirë 25 komunat Kosovës, brenda gjashtë ditësh.
Drejtuesit e këtij këshilli deklaruan të dielën se nënshkrimi i peticionit do të vazhdojë edhe nëpër fshatrat e Kosovës. Ata sqarojnë se më pas do të ketë një takim me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi si dhe EULEX- in, në lidhje me këtë proces gjyqësor, i cili po zhvillohet ndaj kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Igballe Rogova nga shoqëria civile thotë për Express se deri më tash janë 65 organizata nga e gjithë Kosova që janë bashkangjitur kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit. “Kjo tregon vullnetin e qartë për ta ndihmuar në këtë mënyrë Albin Kurtin”, thotë Rogova.
Nënshkrimi i peticionit vazhdon të mbështetet nga një numër organizatash dhe aktivistësh të shoqërisë civile, organizatat dhe individët që momentalisht janë pjesë e këtij këshilli. Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave të Kosovës, procesin e nënshkrimit të peticionit e cilëson si mjaft të suksesshëm dhe shton se këto OJQ nuk do të ndalen me kaq, ngase do të shkohet edhe nëpër fshatra. “Nënshkrimi i peticionit ka shkuar si është më së miri, brenda gjashtë ditësh kemi marrë 76 mijë nënshkrime. Në javën e ardhshme do të vazhdojmë edhe nëpër fshatra të Kosovës”, thotë ajo.
Sipas Igballe Rugovës, lobimi kundër këtij procesi gjyqësor, po vazhdon edhe në Bruksel.“ Po lobojmë edhe në Bruksel, ku i kemi dërguar zonjës Eshton letër me 50 mijë nënshkrime. Në momentin që do të bëhen 100 mijë nënshkrime, ne do t’i dërgojmë letër prapë Catherine Eshtonit”, thotë Rogova për Express.
Procesi gjyqësor kundër Albin Kurtit ka filluar më 10 shkurt 2010, mbi të cilin rëndojnë akuzat për organizimin e një turme që sipas aktakuzës, “ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë në protestën e 10 Shkurtit të vitit 2007”. Albin Kurti nuk e ka pranuar këtë gjykim, sepse e quan të motivuar politikisht.