Urdhër për arrestimin e Albin Kurtit

Gjykata e Qarkut në Prishtinë sapo ka lëshuar flet-arrest dërguar policisë me urdhër që ta arrestojë Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Seanca gjyqësore e cila ishte planifikuar të fillojë në orën 10 është shtyrë, pasi i akuzuari Kurti nuk është paraqitur në gjykatore.
Sipas njoftimit të lëshuar nga misioni i EULEX-it, gjyqtarët e të cilit janë duke u marr me këtë rast, urdhri i gjykatësit është i detyrueshëm sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
“Kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, kryetari i trupit gjykues lëshon urdhrin për të sjellë të akuzuarin në gjykatë”, thotë Karin Limdal, zëdhënëse e këtij misioni.
Sipas saj, prezenca e të pandehurit është e detyrueshme, si formë e parë e garantimit të procedurës për vetë të pandehurin.
Pritet të seanca gjyqësore ndaj Albin Kurtit të nisë në orën 12 e 30 minuta.
Albin Kurti, akuzohet për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje”, përkitazi me ngjarjet e 10 shkurtit 2007, në të cilat u vranë dy protestues.