E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur ne Qafe- Krrabe. 34- vjecari aksident nga ngricat

Një 34- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan- Qafë Krrabë. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se Bledar Sinani ishte deklaruar i humbur dy ditë më parë, dhe se është gjetur i pajetë pranë makinës së tij. Sinani ka gjetur vdekjen si pasojë e rrëshqitjes dhe daljes nga rruga të automjetit , në aksin rrugor Tirane- Elbasan, për shkak të ngricës në rrugë. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanat të vdekjes së 34 vjecarit Bledar Sinani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›