Kapexhiu Me arratisjen mund te benim vetem shaka
Ne momente ekzaltimi edhe kemi thirrur Fitore Islam apo kemi ngritur ndonje shendet per te bukurat sinjorina. E keto jane vetem disa nga batutat e filmit Duel i heshtur qe me shume se per aktin heroik te marinarit Skender ne mbrojtje te anijes Skenderbeu ka mbetur ne mendjen e shikuesit per shprehjet e gjetura e me humor. Ne vijim te Muajit te Anagnostit ne kinemane e Arkivit Qendror te Filmit u shfaqen edhe dy filma te tjere. Behet fjale per filmin Duel i heshtur dhe Perralle nga e kaluara. Ne kujtim te atyre koheve artisti Bujar Kapexhiu qe atehere nuk ishte vecse nje student tregon se si u xhirua filmi Duel i heshtur 1967 si eshte xhiruar ne det te
hapur si i dukej atehere roli i Pepinit i te riut qe donte te arratisej dhe si i duket sot e padyshim puna me regjisorin Dhimiter Anagnosti.
Me rastin e 75-vjetorit te lindjes se regjisorit Dhimiter Anagnosti Arkivi i Filmit shfaqi Duel i heshtur si e kujtoni ju pjesemarrjen ne kete film
Ai ishte roli im i pare ne nje film dhe sigurisht emocionet ishin te medha. Isha student aso kohe ne vitin e katert ne Institutin e Larte te Arteve dhe te merrje pjese ne nje film ishte kenaqesi shume e madhe per ne studentet qe mbaronim per aktrim. Kujtoj qe kemi punuar me nje pasion dhe perkushtim te jashtezakonshem per kete film. Ishim nje grup i vogel kompakt dhe secili i ka punuar me deshire shume te madhe rolet e veta. Sigurisht ketu eshte edhe merita e regjisorit Dhimiter Anagnosti per menyren se si ai e organizonte punen.
Si ju dukej atehere roli i Pepinit
Une kisha nje rol te kendshem qe ishte ne kundershtim me kohen ne periudhen e komunizmit por qe mua me shkonte me rrinte mire. Une isha ai i riu qe doja te ikja nga ky vend nje deshire qe thelle-thelle te gjithe e kishim por qe nuk e thoshim. Aq me teper qe ka edhe batuta shume te qelluara te cilat njerezit jo vetem i kujtojne por i perdorin edhe sot si Me keto kulece duan ta ndertojne socializmin keta apo Burre i pashem kodoshi... apo Po kete e keni dashnore kolektive.... Por ne kete film te gjitha personazhet jane te skalitur me se miri nga skenaristi regjisori por sigurisht eshte edhe merite e interpretimit te aktoreve. Ata jane kater karaktere te ndryshme kapter Ramiu Islami Pepini dhe marinari Skender asnjeri nuk i ngjan tjetrit duke krijuar larmi ne film. Njeri eshte i eger tjetri finok tjetri i bute por deshiron te largohet e sigurisht heroi qe mbron interesat e atdheut e nuk lejon rrembimin e anijes... Ne themi me shaka qe ai patjeter eshte bere pishman per kete se sot do te ishim ne diaspore.
Sic e thate edhe ju subjekti i filmit lidhet me rrembimin e nje anijeje. Ndersa xhironit ju shkonte ndermend qe ta benit nje gje te tille vertete
Ndersa xhironim ne det te hapur aty ne mesin tone thoshim jemi qe jemi a ikim me te vertete. Por e gjitha ishte ne kuadrin e shakase pasi frika ishte e madhe dhe ne as qe mund te na shkonte ne mendje nje gje e tille. E kam thene dikur qe ky film nuk do te tregoje dashurine e madhe per atdheun por nje kurs kualifikimi si te arratisesh. Dhe po ne kuadrin e shakase duket se ky film ishte nje parashikim qe e ardhmja e Shqiperise do te ishte ikja me anije. I ndjeri Niko Nikolla kryeredaktori i Hostenit me thoshte Nga ky film e ke ngrene ti se ata te pushtetit kane pare filmin dhe kane thene ky eshte kaq i poshter dhe ai qe e luan do te jete po aq i poshter. Me vone mua do te me conin ne riedukim.
Shpesh ndodh qe aktorin e identifikojne me rolin e tij juve ju ka ndodhur aq me teper qe luanit nje rol negativ
Kjo eshte e vertete. E cuditshme ishte se sa here qe beheshin mbledhje solemne ne teater apo kinema ne presidium nuk vendosnin asnjehere aktoret qe luanin rolet negative por vetem heronjte si duket dashje pa dashje behej identifikimi me ane te rolit. Kujtim Spahivogli na thoshte atehere me ze te ulet mjaftojne 5 role negative per te bere 3 vjet burg. Megjithate pavaresisht se rolet e heronjve ishin me te lakmuarat rolet negative ishin me te pelqyerit per publikun ishin me afer tij dhe batutat ishin me te perdorshme. Kur djemte e rinj shkonin ne kafene e prane kishin ndonje grup vajzash thoshin me ze te larte Per shendetin tuaj e te te bukurave sinjorina. Mua me ka ndodhur te luaj vetem role negative dhe kur me pyesin se perse u them ne kontrast me jeten. Kurse nje profesor matematike na thoshte Nuk ka asgje te keqe negativ me negativ ben pozitiv.
Keni xhiruar ne det te hapur ka qene e veshtire
Kemi xhiruar ne nje kohe rekord por ndryshe nga heret e tjera ne kete film nuk kemi dale direkt ne xhirim. Ishte ideja e Anagnostit qe ne te benim prova paraprake. Ne hotelin ku ne rrinim u ngrit nje kabine anijeje ku ne benim prova keshtu qe kur kemi dale per xhirime i kishim skenat e pervetesuara. Por duhet thene qe nuk ka qene e lehte sepse e veshtire eshte te xhirosh ne toke dhe jo me ne det aq me teper qe na duhej te lundronim gjate qe te ishim sa me larg bregut qe te dukej se anija po arratisej. Pervec Rikard Ljarjes ne te gjitheve na zinte deti dhe ai ne kundershtim me rolin qe kishte na provokonte ne te tjereve kurse vete ishte shume i qete.
Thone se Anagnosti eshte i ashper ne pune si ka qene komunikimi juaj me te
Do ta quaja shume kerkues shume serioz ne pune dhe nga kjo perfitonim edhe ne duke qene po ashtu serioze e te perkushtuar. Nje ndihme shume e madhe ishte prania ne kastin tone e aktorit Ndrek Luca i cili ishte me eksperience dhe ishte nje shembull shume i mire per ne. Zakonisht mund te ndodhe qe te kete edhe ndonje perplasje ne pune por ne kemi qene nje grup shume kompakt dhe gjithcka ka shkuar shume mire bukur ne nje harmoni te jashtezakonshme.
Si ju duket vetja kur e shihni sot ate film
Jo rralle here ma bejne kete pyetje dhe madje ka miq te mite qe duan te me ngacmojne duke me pyetur nese ata floke qe kisha atje ishin te mite... Kur e shoh ate film me duket sikur eshte nje njeri krejt tjeter dhe ne fakt eshte krejt njeri tjeter. Po kur ulemi me koleget e kujtojme ate kohe jo pa nostalgji.
ALMA MILE