E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta voton e vetme buxhetin

GJIROKASTER - Miratohet buxheti i Bashkise se Gjirokastres pa pjesemarrjen e perfaqesuesve te djathte ne Keshillin Bashkiak. Shumica e majte ka kaluar pa probleme miratimin e buxhetit te vitit 2011 per Bashkine e Gjirokastres cka per kryebashkiakun Flamur Bime eshte nje buxhet qe do ti shtoje investimet ne qytetin e gurte. Por keshilltaret e djathte kane pohuar se zerat e perpiluara ne relacion nuk jane plotesisht reale. Per kete dhe te tjera pretendime te djathtet qe jane vetem 8 nga 25 anetaret e legjislativit vendor kane bojkotuar mbledhjen e zhvilluar pasditen e se merkures. Kreu i tyre Bexhet obani pohoi se bojkoti i seances erdhi pasi buxheti nuk perfaqeson interesat e qytetareve gjirokastrite por interesa klienteliste te nje grupi te afert te kryebashkiakut. Sipas obanit pese anetare te Keshillit Bashkiak qe i perkasin PS jane rrogetare ne aparatin e Bashkise apo ndermarrjet qe varen nga ajo duke shkelur direkt ligjin nr 8652 per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Vec te tjerash obani ka permendur edhe faktin se investimet e perpiluara ne kete buxhet jane vetem rruge elektorale dhe me emertime te cunguara te tipit popullor. Sipas tij ka deshtim total te politikave te artit dhe kultures.                   p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›