E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtaret e gazit kercenojne Tatimet Do bllokojme punen

Deklaraten e bene dje ne Durres ne nje mbledhje ku moren pjese 26 kompani nga i gjithe vendi duke krijuar dhe shoqaten e tyre. Ne daljen e pare publike kreu i sapozgjedhur i shoqates Ilir Brokaj kerkoi anulimin e akteve te gjobave dhe interpretimin e vendimit numer 16 te dates 5 maj 2010 te Ministrise se Financave per kasat fiskale ne shoqerite e tregtimit te gazit. Sipas kreut te shoqates ky vendim eshte marre pa pelqimin e grupit te interesit dhe teknikisht eshte i parealizueshem prej tyre. Mendoj qe kjo mase nuk i sherben as shoqerive tona as shtetit dhe as konsumatoreve. I sherben vetem atyre qe e shesin me cmime marramendese qe shkojne deri mbi 50 mije euro per te rritur fitimet e tyre ne kurrizin tone dhe te konsumatoreve deklaroi Ilir Brokaj. Nje pike tjeter e kerkesave te shoqates eshte zhbllokimi i kesaj situate pezullimi i perkohshem i vendimit dhe ulja ne tavoline me grupet e interesit. Nese Ministria e Financave nuk do te marre parasysh kerkesat tona diten e hene te javes qe vjen do te pezullojme aktivitetin pohoi Brokaj. Ne takim te gjithe perfaqesuesit e subjekteve jane shprehur pro fiskalizimit te gazit te lengshem por me kushtin qe te argumentohet ky fiskalizim se si do te realizohet teknikisht ne magazina pasi nje gje e tille nuk ekziston ne asnje rafineri apo kompani te huaj ne vendet e tyre. Kompania e cila ka detyrimin ligjor nga Ministria e Financave per vendosjen e kasave fiskale AED qe ka marre persiper vendosjen e ketij sistemi te na krijoje mundesi kohore per vendosjen e tyre dhe jo nderprerje te plote te aktivitetit thane perfaqesues te kesaj shoqate te mbledhur ne Durres. Sipas tyre nje veprim i tille do te shkaktonte kaos ne tregun e brendshem pasi kostoja per cdo kompani vetem per nje pike mbushjeje do te kapte shifren e mbi 50 mije eurove. Reagimi i shoqates se gazit te lengshem erdhi pas gjobave qe Tatimet u kane vendosur per mospajisjen me keto kasa. Afati i lene per keto kompani eshte nga 8-10 jave por qe sipas perfaqesuesve te tyre duhet te vendoset me to cdo veprim pasi dhe kosto qe duhet te paguajne eshte teper e larte. Duhet theksuar se fundi i vitit 2010 dhe fillimi i 2011-es ka nisur me nje rritje te konsiderueshme te gazit te lengshem ne tregun e brendshem. Rritja varion nga 20 deri ne 30 per shitjen me pakice. Por nga grosistet e medhenj nuk eshte diskutuar rritja e cmimit pasi duket se ne kete pike kane vepruar shitjet me pakice te gazit te lengshem te favorizuara edhe nga rrija e kerkeses ne treg.

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›