E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur një 35-vjeçar te Tepelena

Kufoma e një mashkulli është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Drino. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, u gjet nga disa peshkatarë të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e moshës 35-vjeçare është shtetas i huaj.

Të njëjta burime konfirmojnë se 35-vjeçari është mbytur në përpjekje për tu futur ilegalisht në Shqipëri. Shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë ataku kardiak. Policia nis hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e vdekjes së tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›