Gjendet pa shenja jete tetë vjeçari

Në fshatin Brezna të Dragashit, është gjetur pa shenja jete trupi i një fëmije tetë vjeçar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në QKMF në Dragash, njofton Policia e Kosovës.
Zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë për Indeksonline se trupi i tetë vjeçarit është gjetur në rrugë pa shenja jete.
“Trupi i pajetë i tetë vjeçarit është gjetur në rrugë, sipas disa dëshmitarëve fëmiu ka kërcyer prej një muri. Mjeku ka konstatu se nuk ka shenja dhune. Prokuroria nuk e ka pa të nevojshme me e dërgu trupin për autopsi”, ka thënë Haziri për Indeksonline.
Ndërsa në konsultim me Prokurorin trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Indeksonline/