E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi thellon raportet me Serbinë

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Serbisë bashkërisht do të inkuadrohen drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo do të ndodhë si rezultat i asaj që Komisioni parlamentar për Politikë të Jashtme, e ka miratuar Marrëveshjen e nënshkruar mes dy këtyre qeverive në muajin shkurt të këtij viti në Shkup.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), Goran Stevçevski, iu ka thënë deputetëve marrëveshja parasheh bashkëpunim në harmonizimin e dispozitave në pjesën e tregtisë së lirë, harmonizimin e sistemeve doganore, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, dhe lëvizjen e kapitalit”. Ai shtoi se të dy shtetet do të bëjnë edhe harmonizim në më shumë fusha. “Harmonizimi në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, posaçërisht në pjesën e azilit, migrimit, riatdhesimit, tregtia me njerëz, regjimi i vizave, larja e parave dhe kështu me radhë”, nënvizoi sekretari shtetëror i MPJ-së.

Pas arsyetimit të marrëveshjes, ai u pyet nga deputeti i BDI-së, Hajrulla Misini, nëse Maqedonia ka apo jo marrëveshje të ngjashme edhe me shtetet tjera fqinje. Stevçevski u përgjigj se vendi tashmë ka kësi lloj marrëveshjesh, por pritet që të ketë edhe me më shumë shtete tjera.

Para kësaj Marrëveshje, Qeveria e Maqedonisë me Qeverinë e Serbisë ka nënshkruar edhe marrëveshje për bashkëpunim policor, ndërsa muaj më parë, dy qeveritë nënshkruan edhe marrëveshje për mbledhje të përbashkëta qeveritare.

Qëndrimi i këtillë i pushtetit maqedonas nga opozita shqiptare është parë si provokim për shqiptarët./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›