E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet mënyra për zgjatjen e jetës së atomeve të antimateries

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 20:30

Shkencëtarët që punojnë pranë Organizatës evropiane për hulumtime nukleare CERN kanë gjetur mënyrën “për të kapur” për më shumë se 15 minuta atomet e antimateries që kryesisht krijohen pas të qindtës së sekondës.

Zëdhënësi i ekipit hulumtues të ekipit ALFA, i cili punon në CERN, Xhefri Hengst tha të dielën se kjo do t’iu mundësojë shkencëtarëve që t’i studiojnë atomet me shpresë se do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në momentet e para të krijimit të universit.

Kjo e arritur është e rëndësishme për përpjekjet e mëhershme që të kapet anti-hidrogjeni, i cili sikur e gjithë antimateria aspiron që të zhduket para se shkencëtarët të arrijnë t’i studiojnë.

“Kemi nisur nga dytë dhjetat e sondës deri në 1.000 sekonda”, ka thënë Hengst, zëdhënës i ekipit hulumtues të ekipit ALFA i cili punon në CERN.

Metoda e përmirësuar qëndron aty se atomet e anti-hidrogjenit ftohen në më pak se gjysmë gradë nën zeron absolute (rreth -273 gradë Celsius).
Hengst ka thënë se vazhdimi i jetës së anti-hidrogjenit do të thotë se shkencëtarët do të kenë kohë që ta krahasojnë me atomet e hidrogjenit.

Zëdhënësi i Institutit amerikan për fizikë, Filip Sheve, ka thënë se është arritur përparim, por nuk bëhet djalë për asgjë të re.

“Tash duhet të kapin një numër më të madh atomesh”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ekipi ALFA tashmë ka kapur rreth 300 atome të anti-hidrogjenit.

Studimi i anti-hidrogjenit ndihmon në zgjidhjen e disa nga enigmat më të mëdha në fizikë. Teorikët thonë se në momentin e krijimit të universit është dashur të krijohen sasi të njëjta të materisë dhe antimateries, por kjo e fundit zhduket nga universi natyral, derisa materia mblidhet në yje, planetë dhe galaktika.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›