Vendimi, tërhiqet qeveria, fitojnë myslimanët
Nga Ermelinda Hoxhaj
Arrihet marrëveshja, pranohen shamitë për kartat e identitetit. Marrveshja u arrit pas shqetësimeve takimeve qe kreu kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça
TIRANE-Grave myslimane u është njohur e drejta që në fotografitë e dokumenteve të identifikimit të pozojnë me shamitë e kokës. Menjëherë pas shqetësimeve të ngritura në lidhje me mospranimin e aplikimeve të vajzave me shami për kartat e reja të identitetit, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, ka zhvilluar një sërë takimesh për zgjidhjen e këtij problemi. Dhe, me sa duket zgjidhja midis dy palëve është gjetur në mënyrë imediate, pas takimit që ka pasur me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme. Kështu, Komunitetit Mysliman i është dhënë e drejta që besimtaret myslimane të kenë mundësinë të pozojnë me shami për t’u pajisur me mjetet e reja të identifikimit, si për letërnjoftimet elektronike, ashtu dhe për pasaportat biometrike. Pasi, një gjë e tillë, ku grave myslimane u pranohen fotografitë me shami në kokë, lejohet në shumë vende të tjera europiane, përfshi këtu, Anglinë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë, pasi kjo lloj shamie nuk cenon elementet e sigurisë së këtyre dokumenteve.
Takimi
Moslejimi i një vajze myslimane që të pozonte me shami për foton e kartës së identitetit, ishte dhe përplasja e radhës midis qeverisë dhe komunitetit mysliman. Por, ky ngërç ka gjetur një zgjidhje të menjëhershme, pas takimit që është zhvilluar midis kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe zv/ministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni. Takimi është zhvilluar paraditen e ditës së djeshme, ku midis përfaqësuesve të të dyja palëve është arritur një mirëkuptim i plotë. Në këtë takim, zv/ministri Poni garantoi se do të respektohet e drejta e besimit dhe liritë e shtetasve, duke lejuar pozimin me shami për kartat e identitetit dhe duke respektuar kushtet teknike të kërkuara (që nënkupton mundësimin e fotografimit të plotë të fytyrës). Gjithashtu, në deklaratën e tyre, Komuniteti Mysliman sqaron se shamia e kokës (pa mbulimin e fytyrës) nuk është dhe nuk quhet as ferexhe dhe për më tepër, perçe. Shamia e kokës është një prej obligimeve islame për besimtaret që kanë hyrë në moshën e pjekurisë dhe në lidhje me heqjen e saj në ambiente publike nuk ka konsensus, duke qenë se është një obligim fetar. Ndërkohë, në deklaratën e Ministrisë së Brendshme deklarohet se takimi, i cili u zhvillua në frymën e një mirëkuptimi të plotë, u përqendrua në diskutimin lidhur me respektimin e të drejtës së besimit dhe lirive të shtetasve gjatë procesit të aplikimit për pajisjen me letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike. Zv/ministri Poni siguroi përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman, se asnjëherë nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë besimin dhe integritetin e besimtarëve. Ndërkohë, në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se: “Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë shprehën mbështetjen e plotë për realizimin me sukses të këtij projekti madhor për vendin tonë”.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)