E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet nje kufome e ngrene nga kafshet e egra ne Bjeshke

Peje 29 nentor NOA - Nje kufome e demtuar shume eshte gjetur te dielen ne mesdite ne vendin e quajtur Jezerc ne Bjeshket e Lumebardhit te Pejes. Dyshohet se eshte ngrene nga bishat. Per identifikimin kufoma eshte derguar ne nstitutin e Mjekesise Ligjore ne Prishtine.Rastin e ka konfirmuar zedhenesi i Policise se Pejes Xhevat Ibra te henen paradite.

Kufoma e demtuar shume eshte gjetur dje ne mesdite ne Jezerc vend ne Bjeshket e Lumebardhit ka thene Ibra. Ka pohuar se ishte nje shtegtar malesh qe kishte verejtur trupin e pajete te ketij personi i cili me pas kishte lajmeruar policine.

Njesiti per te zhdukurit dhe ekipe te tjera kane shkuar ne vendin nga ishte raportuar gjetja e kufomes se demtuar ne mase te madhe ka thene Ibra. Ka shtuar se dyshohet se demtimi eshte pasoje e ngrenies nga bishat e egra. Trupi i pajete dhe i demtuar eshte i moshes 30-40 vjecare ka thene ai.

Ibra ka treguar se ne Policine e rajonit te Pejes jane te lajmeruar si te zhdukur dy persona. Por krahasimi me te dhenat e personave te zhdukur nuk le mundesine per hamendje nese trupi i dekompozuar i gjetur te dielen ne mesdite ne Jezerc te jete indonjerit prej tyre ka thene ai.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›