E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një kufomë në Krajë të Lezhës

Trupi i pajetë i një shtetasje është gjetur i vdekur mesditën e sotme në Lezhë. Kufoma i përket shtetases Dalina Miloti, 32 vjeç. Kufoma është gjetur nga disa barinj në një zonë malore në fshatin Krajë, të cilët pasi e kanë konstatuar kanë lajmëruar menjëherë policinë. Sipas uniformave blu dyshohet se viktima mund të jetë një vajzë e zhdukur para 3 ditësh, ndërsa konfirmohet se ska shenja dhune në trup. Agjentët e antikrimit po punojnë për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›