Kurbin, plagoset me armë zjarri një person

Një person është plagosur me armë zjarri në Kurbin. Ngjarja është shënuar vetëm pak minuta më parë në fshatin Sanxhak ku një 25 vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është qëlluar me armë zjarri, ndërsa nuk dihen akoma rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.