E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, humb jetën 37-vjeçarja greke

Reshjet e shiut kane vështirësuar qarkullimin në akset kryesore dhe ato dytësore, duke rikthyer dhe aksidentet në vend. Vetëm pak minuta më parë një shtetase greke ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është shënuar në aksin Lushnje-Fier, pranë fshatit Rrapëz, ku Maria Eleni, 37 vjec teksa udhëtonte me motor ka rrëshqitur, duke u rrëzuar. Eleni, e cila ishte pjesë e një grupi motoristësh greke, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa konfirmojnë paraprakisht se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›