Berat, gjendet trupi i pajetë

Një kufomë e seksit mashkull është gjendur mëngjezin e sotëm në ujrat e lumit Osum në urën vajgurore të rrethit të Beratit . Trupi i pa jetë është gjendur nga banorët e fshatit Moravë, të cilët kanë njoftuar menjëherë organet e rendit. Nga të dhenat e para konstatohet se kufoma i përket nje personi rreth të dyzetave , por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij. Ne vendgjarje kanë shkuar menjehere forca te policisë të cilët po punojne për identifikimin e kufomës si dhe për zbardhjen e shkaqeve te vdekjes. Nga kqyrja e trupit të viktimës rezulton se në kokë dhe ne trupin e tij ka shenja të shumta të goditjeve me mjete te forta, të cilat dyshohet se mund të jene shkaku i vdekjes . Ndërkohë që banorët e zonës kanë pohuar së 40 vjeçari nuk është nga zona e tyre.