E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një trup i pajetë në Fier. Dyshime pë biznesmenin e humbur vlonjat

Trupi i pajetë, i gjetur natën e kaluar në rrethin e Fierit që dyshohet se i përket biznesmenit vlonjat Genci Habazaj i zhdukur 4 ditë më parë, është sjellë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve përkatëse nga një grup specialistësh. Lajmi është konfirmuar nga Drejtuesi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, i cili tha se "nga të dhënat paraprake mendohet se kufoma të jetë e  biznesmenit Genci Habazaj, por do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore ajo që do të provojnë ekzaktësisht  identitetin e viktimës".  Nga të dhënat paraprake mendohet se viktima fillimisht është vrarë me armë zjarri dhe më pas është djegur. Trupi i pajetë, i cila mendohet se i përket biznesmenit Genci Habazaj, u gjet një ditë më parë pranë fshatit Darzezë,  në rrethin e Fierit,  nga një banor i zonës, i cili njoftoi më pas policinë lokale. Pasditen e djeshme, policia e Vlorës raportoi zyrtarisht zhdukjen e shtetasit Genci  Habazaj, një biznesmen që jetonte dhe punonte në Itali, si dhe fillimin e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se Habazaj kishte ardhur të kalonte pushimet në vendlindje, në Vlorë, së bashku me vajzën e tij 9 vjeçare. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›