E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Kalasë të Delvinës, rrezikohen banesat! Në terren Ministri i Mbrojtjes dhe Kryebashkiaku

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Kalasës në Delvinë, ku situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së flakëve nga era e fuqishme, pranë zonave të banuara.

Në operacionin për neutralizimin e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Delvina dhe Saranda, efektivë të Forcave të Armatosura, Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile, si dhe një helikopter “Black Hawk”, që po ndihmon nga ajri për kontrollin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, të cilët po ndjekin nga afër operacionin dhe koordinimin e të gjitha strukturave për mbrojtjen e banorëve dhe minimizimin e rrezikut për jetën.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›