E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjendet pa shenja jete në një pallat të pabanuar 31-vjeçarja në Tiranë

Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete në afërsi të shkollës “Bajram Curri’, në ambientet e një pallati të pabanuar.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 31-vjeçarja G.H., dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike.

“Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike”, njofton Policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›